Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gledis Nano takim me ambasadorin e Austrisë, ja për çfarë u diskutua

Shkruar nga Newsbomb

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, priti në takim, ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, i cili shoqërohej nga Wolfgang Samer, Oficeri i Kontaktit i Austrisë në Shqipëri.     

Në fokus të këtij takimi ishin prezantimi, diskutimi rreth çështjeve me interes të përbashkët dhe evidentimi i fushave ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për emërimin në detyrë, dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy organeve ligjzbatuese, në fusha të ndryshme, kryesisht për çështjet e sigurisë. Ambasadori i ka shprehur Drejtor Nanos, gatishmërinë e palës austriake, për të dhënë ndihmën dhe kontributin e saj për ngritjen/krijimin e një strukture të Policisë Alpine pranë Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht, ambasadori garantoi Drejtor Nanon, për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në fushat me prioritet, si lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, pastrimi i parave, hetimi financiar, si dhe migracioni i paligjshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano falënderoi ambasadorin, për kontributin e ambasadës austriake, për bashkëpunimin e deritanishëm mes palëve, duke shprehur konsideratën e tij të lartë për Policinë austriake. Nano shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij personal për ta vazhduar dhe ta thelluar bashkëpunimin në të ardhmen, me Policinë austriake.

Ai njohu ambasadorin, me masat që ka marrë Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave kufitare dhe atyre kriminale, për të parandaluar dhe goditur kalimin e paligjshëm të kufirit, masa këto që konsistojnë edhe në bashkëpunimin e bashkërendimin e veprimeve me homologët e Policisë kosovare dhe malazeze.

Nano sugjeroi që në të ardhmen të konsiderohet përfshirja e palës shqiptare, në hetime të përbashkëta me palën austriake, për çështje që kanë të bëjnë me krimin ekonomik dhe financiar, pastrimin e parave, korrupsionin dhe fushën e narkotikëve. Njëherazi sugjeroi që të organizohet një takim mes drejtuesve të strukturave të antiterrorit të dy policive, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi në këtë fushë.

Oficeri i Kontaktit i Austrisë në Shqipëri, Wolfgang Samer, shprehu gatishmërinë e tij për ta vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Shtetit, duke shkëmbyer informacione për çdo rast apo problematikë, duke qenë transparent dhe me përkushtim për të arritur qëllimin e përbashkët, atë të luftës ndaj krimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.