Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Gledis Nano në Izrael, homologu izraelit vlerëson punën e Policisë shqiptare: Ju përgëzoj për vendosmërinë që po tregoni në luftën kundër krimit dhe terrorizmit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet për një vizitë pune në Izrael.

Gjatë qëndrimit atje, Nano zhvilloi një takim miqësor me homologun e tij, Drejtorin e PËrgjithshëm të Policisë së Izraelit, Yaakov Shabtai.

albsig

Nano dhe Shabtai, gjatë këtij takimi, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë shqiptare dhe asaj izraelite, si dhe me agjencitë e sigurisë në Izrael.

Në fokus të takimit ishin shkëmbimi i përvojave më të mira në punës në krye të institucioneve përkatëse, ndikimi i përdorimit të teknologjisë bashkëkohore në detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet dy policive, për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe pastrimit të parave.

Shabtai, përgëzoi Nanon për kurajon dhe vendosmërinë që policia shqiptare po tregon në luftën kundër krimit të organizuar.

 “Ju përgëzoj për kurajon dhe vendosmërinë që tregoni në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, për bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese dhe për sfidat që keni marrë përsipër, para qytetarëve të vendit tuaj dhe partnerëve, për të luftuar me profesionalizëm dhe zero tolerancë, tentativat për kultivim të kanabisit dhe trafikim të lëndëve narkotike, krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe terrorizmin.

Gjithashtu, ju shpreh mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit shqiptar, gjatë ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Izrael. Dua t’ju garantoj se do keni mbështetjen absolute të Policisë dhe të agjencive të sigurisë izraelite, për të arritur rezultatet e dëshiruara drejt qëllimit të përbashkët, krijimit të një klime të qetë dhe të sigurt për qytetarët e të dy vendeve dhe më gjer”, tha ai.

Nano ka falënderuar homologun e tij, për të gjithë vlerësimin dhe mbështetjen e dhënë nga Policia e Izraelit.

 “Dua t’ju siguroj se Policia e Shtetit shqiptar është e aftë profesionalisht dhe ka të gjitha kapacitetet, për të luftuar përkrah policive homologe, krimin e organizuar, krimin kibernetik, pastrimin e parave, korrupsionin dhe terrorizmin. Sfidat që kam marrë përsipër janë pikërisht këto prioritete të përbashkëta që nuk njohin kufij dhe që kanë në themel garantimin e rendit e sigurisë dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët tanë”, tha Gledis Nano.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img