Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gledis Nano inspekton me dylbi plazhin e Shëngjinit: Mos neglizhoni askënd, shërbejuni qytetarëve me përkushtim

Shkruar nga Newsbomb
Gledis Nano inspekton me dylbi plazhin e Shëngjinit: Mos neglizhoni

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, mesditën e sotme, inspektoi masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe.

Nano, i shoqëruar nga Drejtori i DVP Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka kërkuar nga drejtuesit e strukturave, si dhe nga efektivët, angazhim dhe përkushtim, për zbatimin me rigorozitet të detyrave dhe masave shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cënojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhe e zona turistike.

“Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike.

Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, u shpreh Nano.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu