Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gledis Nano del sot për ndryshimet në Polici, gazetari: Ka një avantazh, s'ka pasur kontakte me bandat dhe nuk e shantazhojnë dot

Shkruar nga Newsbomb
Gledis Nano del sot për ndryshimet në Polici, gazetari: Ka një

Drejtori i Policisë Gledis Nano, do të dalë sot në konferencë për mediat dhe pritet të njoftojë ndryshimet e reja në sturkturat e organizatës që ai drejton. Newsbomb.al më herët ka shkruar se shkresa me ndryshimet është firmosur të premten dhe sot do bëhet publike, në orën 13.00.

Gazetari Artan Hoxha ka folur për këtë konferencë të sotme të Nanos dhe është shprehur se ai ka një avantazh që nuk e kanë pasur drejtorët e mëparshëm. Sipas gazetarit, ai nuk ka qenë më parë drejtor në qarqe dhe nuk ka pasur kontakte me organizatat kriminale, dhe nuk mund të shantazhohet.

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

Më shumë sesa urdhri i parë, unë e shikoj si mesazh (vendimi i parë i Nanos, shpërblimi i policëve për orët shtesë). Mesazh për të thënë që ju nuk jeni më të shpërfillur siç ishit për 4 vite. Megjithatë Gledis Nano ka një avantazh. Ai nuk ka qenë drejtor siç kanë qenë të tjerët.

Nuk ka pasur mundësi të ketë kontakte me organizatat kriminale, nuk e kapin dot grupet kriminale,. Sot ai nuk shantazhohet dot. Nuk është i kapur. Gledisi ka qenë oficer, është marrë me hetimin e krimit. Ka qenë drejtor në një sektor që ka lidhje me anti-terrorin, nuk ka lidhje me krimin e organizuar.

Duke i dhënë orët shtesë policisë, gjendjen e policisë, duke parë strukturat e policisë, sektorët e hetimit, kjo është strategjia që duhet të ndjekë ai, të ndërpresë zinxhirin e vrasjeve. Këto gjëra duhet të bëhen, të godasë linjat e trafiqeve të narkotikëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll