Hapësire reklamuese

Aktualitet

GLC dhe GLC Coupé: Më shumë nga ç’mund ta imagjinoni

Shkruar nga Newsbomb

Tiranë - Liria në formën e saj më të bukur. Pikërisht kjo është ajo që ofrojnë modelet e reja Mercedes-Benz GLC dhe GLC Coupé.

 

Të dy modelet kombinojnë në mënyrë unike karakteristikat e jashtëzakonshme të një SUV-i për përdorim të përditshëm dhe për udhëtime në terrene të vështira, pa cënuar aspak hapësirat e bollshme, prakticitetin dhe komoditetin. Dizajne sportive, teknologji e fjalës së fundit, sistem intuitiv infotainment MBUX - Mercedes-Benz User Experience, sistemet më të avancuara të ndihmës në drejtimin e mjetit, linjë e re motorësh dhe shumë opsione të tjera. Përveç risive dhe shumëllojshmërisë së modeleve të cilat janë gjendje në showroom, GLC dhe GLC Coupé shoqërohen dhe me disa paketa financimi, të cilat përfshijnë financim deri në 70 % të vlerës së mjetit, për një periudhë që varion nga 1 deri në 6 vite, ndërsa norma e interesit është 3.9 %. Paketat e financimit gjithashtu përfshijnë mundësi dhe avantazhe të tjera, të cilat mund të përshtaten sipas nevojave dhe preferencave të klientëve. Zbuloni gjithçka rreth dy modeleve të reja GLC dhe GLC Coupé.

GLC e re. Më e mira për çdo terren.

Me pamjen e saj të veçantë, konceptin e ri të funksionimit, sistemet inovative të asistencës në drejtimin dhe shumë inovacione të tjera, GLC ofron më të mirën nga bota e Mercedes-Benz. Ngjyrat e disponueshme, përveç atyre klasike, përfshijnë dhe ngjyrën gri grafit. Ndërsa linja opsionale AMG përfshin një shumëllojshmëri disqesh me diametër që variojnë nga 17 deri në 20 inç dhe sediljeve sportive në ngjyra të ndryshme. Interiori përfshin materiale të rafinuara, të komobinuara me mjeshtëri precize si dhe sistemet më të fundit të asistencës në drejtimin e mjetit. Risitë gjithashtu përfshijnë dhe gjeneratën e fundit të sistemit multimedial Mercedes-Benz User Experience, një zgjerim të gamës së sistemeve të asistencës në drejtimin e mjetit, për më shumë siguri dhe më shumë komoditet etj. Rezultati është një SUV që përcakton standarde të reja, në rrugë, si dhe në terrene.

fgrtjhrj45rj4rj.jpg

Më shumë se një SUV. Më shumë se një coupé.

GLC Coupé është padyshim SUV-i më Coupé i Mercedes-Benz dhe të bën për vete që me shikimin e parë. Ajo kombinon cilësitë më të mira të një modeli SUV me ato të një modeli Coupé. Kombinimet e përsosura të luksit dhe modernes janë të shumta në interiorin e modelit të ri GLC Coupé. Ndryshimet përfshijnë ridizenjimin e konsolës qendrore dhe atë të elementëve të tjerë plotësues në pjesën e anësore, ekranët e rinj dixhitalë FULL HD, ngjyrën e re të tapicerisë magma gri (opsionale), timonin multifunksional të ridizenjuar plotësisht dhe të disponueshëm në dy versione etj. Asistenti Aktiv i Ruajtjes së Distancës DISTRONIC dhe butonët me prekje, gjithashtu vendosin standarde të reja. Teknologjitë inovative, sistemet inteligjente të asistencës në drejtimin e mjetit dhe linja e re e motorëve, e bëjnë GLC Coupé një model sportiv, të sigurtë dhe efiçent. Rezultati është një SUV për individualistët që i kushtojnë rëndësi maksimale pamjes dhe prezencës.

gfthrjue45u4hdf.jpg

Interiori: Elegancë, inteligjencë dhe komoditet

Mercedes-Benz i ka kushtuar rëndësi të veçantë inteligjencës, luksit dhe komoditetit, të cilët janë pikat më të forta të interiorit të modeleve GLC dhe GLC Coupé. Të dy modelet janë të pajisura me sistemin më fundit të MBUX – Mercedes-Benz User Experience dhe me gjeneratën më të fundit të sistemit të asistencës në drejtimin e mjetit; Intelligent Drive dhe paketën e Asistetit të Drejtimit. Paketa e Asistentit të Drejtimit (Driving Assistance Package), e cila përfshin Asistentin Aktiv të Ruajtjes së Distancës (Active Distance Assist Distronic) dhe asistentin e timonit (Steering Assist), kamera 360 gradë dhe shumë opsione të tjera. Sigurisht, elementi më kryesor është rikonceptimi i optimizuar i hapësirës së brendshme, në pjesën e përparme në zonën e pasagjerit dhe shoferit, në pjesën e pasme të pasagjerëve dhe në pjesën e sipërme, duke maksimizuar komoditetin në çdo rrethanë…

Gama e re e motorëve: Më shumë fuqi dhe më pak konsum.

GLC dhe GLC Coupé e re është e pajisur me gjeneratën e re të motorëve me 4 cilindra në linjë. Motorët me naftë përfshijnë modelet GLC 200 d 4MATIC [konsumi i kombinuar: 6.0-5.2 lt/100 km; emëtimi i kombinuar i CO2: 158-137 gr/km]; GLC 220 d 4MATIC [konsumi i kombinuar: 6.0-5.2 lt/100 km; emëtimi i kombinuar i CO2: 158 -137 gr/km]; GLC 300 d 4MATIC [konsumi i kombinuar: 5.9-5.7 lt/100 km; emëtimi i kombinuar i CO2: 156-151 gr/km] dhe GLC 400 d 4MATIC [konsumi i kombinuar: 6.7-6.4 lt/100 km; emëtimi i kombinuar i CO2: 176-168 gr/km].

Motorët me benzinë, përfshijnë modelet GLC 200 4MATIC [konsumi i kombinuar: 8.1-7.1 lt/100 km; emëtimi i kombinuar i CO2: 186-162 gr/km], GLC 300 4MATIC [konsumi i kombinuar: 8.1-7.1 lt/100 km; emëtimi i kombinuar i CO2: 186-162 gr/km], Mercedes-AMG GLC 43 4MATIC [konsumi i kombinuar: 10.6-10.2 lt/100 km; emëtimi i kombinuar i CO2: 242-234 gr/km]; Mercedes-AMG GLC 63 4MATIC+ [konsumi i kombinuar: 12.4-12.2 lt/100 km; emëtimi i kombinuar i CO2: 283-278 gr/km] dhe Mercedes-AMG GLC 63 S 4MATIC+ [konsumi i kombinuar: 12.4-12.3 lt/100 km; emëtimi i kombinuar i CO2: 282-280 gr/km].

Në të gjitha variantet, fuqia transmetohet nga transmisioni automatik 9G-TRONIC.

Ndërkohë niveli i emëtimevë është shumë herë më poshtë normave të lejuara, çka e bën modelin e ri GLC dhe GLC Coupé më miqësore me mjedisin. GLC dhe GLC Coupé e re janë në dispozicion në showroom në variante dhe ngjyra të ndryshme. Ndërkohë të gjithë modelet mund të porositet dhe e personalizuar sipas dëshirës dhe preferencave

gjtrjerj.jpg

dfghsdfgh4h4hhh.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu