Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjysmë i zhveshur, momenti kur policia angleze arreston shqiptarin që mbante të lidhur dhe torturonte dy bashkëkombasit e tij (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Gjysmë i zhveshur, momenti kur policia angleze arreston shqiptarin që

Është publikuar edhe video nga momenti kur policia angleze kryen operacionin në një banesë në  Sheffield.

Në video shihet momenti kur policia nxjerr nga banesa gjysmë të zhveshur shqiptarin Andi Alushi. 27-vjeçari shqiptar së bashku me shtetasin lituanez Valdemaras Kasinskas kanë marrë peng dhe dhunuar shtetasit shqiptarë E. R. dhe O. L.

Alushi dhe Kasinskas janë anëtarë të një bande, dhe u dënuan dje nga Gjykata britanike me 19 vite e e 6 muaj burg pasi akuzohen për vepra penale “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 109/3 e 28/4,  333/a dhe  334 të Kodit Penal.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës në “shtëpitë e barit”.

 

LEXO EDHE: Torturuan dy shqiptarë në Angli, SPAK jep detaje: Andi Alushi dhe lituanezi u dënuan me 19 vite burg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese