Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

“Gjysmë i dehur banaqeve, i shpall luftë Amerikës”, Presidenca i përgjigjet kryebashkiakut Veliaj, ja çfarë paralajmëron

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur sot se do t’i paraqesë kryeministrit Rama tre emra për presidentin e ardhshëm të vendit. Nga Kongresi i PS në Tiranë, ai ka thënë se “ka ardhur koha edhe për një presidente zonje – do të ishte dikush diametralisht i kundërt me atë aktualin.”

“Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesorë në nivel kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel presidenti.

albsig

spring

Kjo nuk mund të ndodhë sepse në një vend serioz ka një linjë që ndiqet në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo president burrë apo grua, që është diametralisht i kundërt me këto lloj anomalish, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit”, tha kryebashkiaku për mediat.

Presidenca i është përgjigjur menjëherë më pas kësaj deklarate të Erion Veliajt, duke paralajmëruar dhe një konferencë për mediat pasdite. Zëdhënësi Tedi Blushi bën me dije se Meta kishte vendosur të mos bënte asnjë deklaratë sot në nder të Kongresit të PS.

“Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë i dinë mirë arsyet se përse Organizata Kriminale e inceneratorëve dhe të gjithë kriminalizimit të shtetit e shoqërisë e urren Presidentin Meta si denoncuesin e palëkundur, bazuar mbi fakte publike dhe transparente, jo vetëm të aferës makabre të inceneratorëve, por edhe të shumë koncesioneve të tjera korruptive.

Presidenti i Republikës ndonëse kishte vendosur edhe në respekt të Kongresit të PS të mos bënte asnjë postim apo dalje mediatike, pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit, në respekt të të gjithë qytetarëve, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi”, shkruan Blushi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img