Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

Gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, gjendet i hedhur në kanal trupi i 63-vjeçares (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 63-vjeçare mbrëmjen e sotme është gjetur e pajetë në një kanal rreth 1km larg banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës dhe sipas informacioneve paraprake mësohet se gruaja është gjetur pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe.

Familjarët e 63-vjeçares kishin disa orë që po e kërkonin ku dhe më pas kërkuan ndihmën e policisë.

Viktima, identiteti i të cilës është Fatime Suli, është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja njihej si një person me probleme të shëndetit mendor dhe zihej e konfliktohej me të gjithë banorët e zonës.

Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë, kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj

Më shumë