Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Gjysma ime”, Lulzim Basha me bashkëshorten në një intervistë, tregojnë se si u njohën dhe lindi dashuria

Shkruar nga Newsbomb
“Gjysma ime”, Lulzim Basha me bashkëshorten në një

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela kanë qenë të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare.

Për herë të para ata kanë folur për jetën e tyre private dhe si janë njohur.

Basha ka treguar se me Aurelën janë njohur në gjimnaz ku në fillim ishin në klasë paralele dhe më pas në të njëjtën klasë.

Aurela tha se për 5 vite ata ishin vetëm shokë, dhe se bashku kishin shkuar në Holandë, atje ku edhe kishin lindur ndjenjat e para.

Pjesë nga biseda:

Ardit Gjebra: Si jeni njohur ?

Basha: Kemi qenë një një shkollë, në klasë paralele. Klasa ime u shkri dhe më pas ishim në të njëjtën.

Gjebrea: Si ishte Basha?

Aurela: Ishte më i miri i klasës. Domethën bënte njëri pyetje ai ishte i gatshëm gjithmonë për përgjigjen.

Gjebrea: Si ka qenë Aurela?

Basha: Ka qenë një vajzë që binte në sy, binte në sy edhe kur nuk isha në klasën e saj. Ishte e veçantë në sjelle në stilin e flokëve.

Ajo merrej me letërsi, ndryshe nga unë që më në fund botova  një libër, që më shumë se një libër ishte një letër e hapur për shqiptarët. Ajo merrej me letërsi të mirfilltë. Aurela është marrë me letërsi të mërfilltë. Ka marrë çmimin ndërkombëtar të letërisë në në 91', në Tetovë.

Gjebrea: Pastaj ikët në Hollandë?

Basha: Ishin 80 studentë atëhere që studionin jashtë. Dhe ne ishim ndër ata. Ishte hera e parë që po iknim larg familjes. Për familjen time ka qenë një tronditje.

Aurela: Ne atë kohë ishim vetëm shokë…

Gjebra: Për sa vite ishit shokë dhe kur filluan shenjat e para të pëlqimit

Aurela: Ne ishim shokë për 5 vite. Ishte rastesi që kemi shkuar në Hollandë. Duhet të jeshë në vendin e duhur në momentin e duhur.

Gjebra: Për çfarë keni studiuar?

Basha: Juridik

Aurela: Marrdhënie ndërkombëtare

Gjebra: Jetonit bashkë?

Aurela: Jetonim se kush në shtëpin e tij. Ishim shokë, më pas në vitin e dytë të univeristetit nisi lidhja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese