Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjysma e vendit në ‘BLACKOUT’, stakohet energjia elektrike nga Durrësi deri në Sarandë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

OSHEE njofton se për shkak të një avarie në sistemin e transmetimit, gjysma e vendit aktualisht është pa energji elektrike.

Nisur nga mungesa e energjisë, OSHEE njofton se për shkak të një defekti në rrjetin e OST, pa drita janë Durrësi, Kavaja, Lushnja, Fieri, Vlora, Përmeti, Gjirokastra dhe Saranda.

“Në orën 09: 15, si pasojë e një avarie në Sistemin e Transmetimit të OST-së, është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH-së në rajonin Durrës dhe atë Jug-Perëndimor.

Si pasojë, kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacione: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.

Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona”, njofton OSHEE.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.