Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

‘Gjyshi më tha s’do hysh më në shtëpi’, Motër Alma tregon si u bë murgeshë 18 vjeçe: Luaj bilardo me të rinjtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e094a333f59a96f0ff97431b1d0ebec3

Motër Alma Zogu ishte vetëm 18 vjeçe kur bëri betimin e murgeshës, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga ana e familjes dhe fisit të saj.

Ajo rrëfeu se ky vendim i saj ka qenë një kalvar i gjatë për të bindur familjen e saj, e cila mendonte se kjo zgjidhje e saj është një jetë e humbur dhe e dështuar.

“Ëndërronin që të vazhdoja shkollën e lartë. Në zonën time, ishte diçka e pazakontë, më thoshin se murgeshë bëhet dikush që nuk ka zgjidhje tjetër, ose ka mangësi fizike. Unë studioja, kisha rezultate të mira dhe ata mendonin se do të vazhdoja studimet e larta dhe do të krijoja familje”.

Më tej Motër Alma tregoi se momenti më i vështirë ka qenë, kur gjyshi i tha se do ta mohonte dhe nuk do ta pranonte më në shtëpi, nëse ndiqte rrugën e Zotit.

“Akoma nuk kisha mbushur 18 vjeçe kur mora vendimin dhe të kundërshtoja familjen dhe një fis të tërë do të ishte e pamundur, por ia dola. Momenti më i fortë ka qenë kur gjyshi im tha, “nëse do të dalësh nga kjo derë, nuk do të hysh më”. Ka qenë vuajtje shumë e fortë për mua. Unë isha e bindur dhe i thashë nëse doni sadopak lumturinë time, më lini. Gjyshi im është zbutur kur unë kam bërë betimin, ka hyrë për herë të parë në kishë dhe duke parë kryqin më tha që ishte zgjedhja e duhur. Më tha jam i lumtur sot sepse të shoh ty të lumtur”.

Në rrëfimin e saj, ajo thotë se rruga që ka ndjekur nuk e ka penguar të vazhdojë pasionet e saj.

“Të bëhesh motër nuk do të thotë të heqësh dorë nga vetvetja, përkundrazi, përforcon vetveten. Më pëlqen të luaj bilardo, i kam shoqëruar të rinjtë në kampionate të ndryshme, ne jemi aty ku janë të rinjtë”, tha Motër Alma Zogu për ‘Shqipëria Live’.

Më shumë

spot_img
spot_img