Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjyqtarja përplaset me prokurorin për korrupsionin te ‘Shefqet Ndroqi’: Si mundet Tirja t’i bëjë këto, pse ajo e drejton spitalin?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

455af224bd1b071bba513403ae0699b6

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për tre infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha, të cilat janë arrestuar pas skandalit me Tire Alldervishaj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas informacioneve për Report Tv, infermieret kanë fshirë çdo mesazh nga telefoni, menjëherë pas arrestimit të Tire Alldervishaj.

Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarat, pasi është një nga dosjet me voluminoze.

Pjesë nga biseda:

Gjyqtarja e çështjes Rexhina Merlika ka pyetur prokuroret sesi mundet Tirja që të bëjë këto.

Gjyqtarja: Të mos kishin bashkëpunim me Tiren, përse i fshinë SMS-të, sapo u arrestua Tirja. Si mundet Tirja që të bëjë këto prokuror? Tirja e drejton spitalin?!

Prokuroria: Të ndaluarit kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rekuperohen do ti sjellin. 4 celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.

Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë për sipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjetra, do të mbaj përgjegjësi.

Gjyqtarja: Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?

Avokatja e Sidorela Çeles, Antoneta Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kaloj në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyre të paligjshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img