Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha konfirmohet në detyrë

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli të martën më 27 dhjetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Oltjona Goxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 23 dhjetor, Goxha dha shpjegime të përmbledhura për burimet e pjesës takuese të një automjeti të dhuruar nga prindërit përpara fillimit të detyrës, pasuri për të cilën KPK i kishte kaluar barrë prove për mungesë të burimeve të familjarëve.

Goxha e kundërshtoi këtë gjetje të KPK-së, ndërkohë që nga relatimi nuk u evidentuan probleme të subjektit në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Oltjona Goxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë