Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
39 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Gjyqtarja e Elbasanit 3 orë në pyetje për videot në “Tik Tok”, Enkeleda Kapedani “nuk nxjerr zë” kur ILD-ja e pyet për regjistrimet brenda zyrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Enkeleda Kapedani, kryetare e Gjykatës së Elbasanit është marrë për 3 orë në pyetje në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, shkruan newsbomb.al. Seanca për Kapedanin është mbajtur dje në ambientet e Inspektoriatit.

Ndërkohë, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur procesin për shkakrimin e Enkeleda Kapedanit dhe relator për çështjen e saj është zgjedhur gjyqtari Maksim Qoku. Inspektoriati ka kërkuar nga KLGJ-ja që kryegjyqtarja e Elbasanit të shkarkohet nga detyra.

Newsbomb.al mëson se dje Enkeleda Kapedani ka dëshmuar në ILD dhe ka mbajtur të njëjtin qëndrim: videot nuk i kam publikuar unë ka thënë kryegjyqtarja, duke pretenduar përsëri se dikush mund t’ia ketë marrë ato nga celulari.

Në këto kushte, Inspektoriati (ILD) që është përgjegjës për hetimin e magjistratëve dhe nisjen e hetimeve disipinore ndaj tyre, e ka pyetur Enkeleda Kapedanin nëse ishte e vetëdijshme që videot ishin regjistruar nga vetë ajo në ambient pune. Madje, sipas ILD-së këto video janë bërë në një kohë kur ajo e ka të ndaluar regjistrimin e ambienteve të punës dhe zyrës.

E gjendur në vështirësi, Enkeleda Kapedani nuk ka dhënë përgjigje të qartë për shkeljet që ka bërë, duke bërë paradë në koridoret dhe zyrat e Gjykatës së Elbasanit, videot duke i dhënë makinës apo dhe duke bërë shenjë me gisht sikur qëllon me armë. Ajo ka pretenduar përsëri se nuk i ka publikuar ajo videot, shkruan newsbomb.al.

1- Lexo edhe: Gjyqtarja “bombë” e Elbasanit nuk ndalet me VIDEO PROVOKUESE në Tik Tok
2- Lexo edhe: ILD nis hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin
3- Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB: Askush nuk dinte se kush isha dhe çfarë pune bëja, tani më njeh i gjithë pallati

4- Lexo edhe: Çudira Elbasani, gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon VIDEOT duke bërë paradë në zyrë: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara
5- Lexo edhe: Kush po e mbron gjyqtaren e Elbasanit? Kërkesa është bërë nga NEWSBOMB prej 4 muajsh
6- Lexo edhe: Enkeleda Kapedani pret të futet në vetting: PASURIA iu “zvogëlua” ndërsa në detyrë vetëm rritej
7- Lexo edhe: ILD nis ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit
8- Lexo edhe: Kur gjyqtarja Enkeleda Kapedani sfilonte në moshën 18 vjeçare
9- Lexo edhe: Del tjetër video SKANDALOZE e gjyqtares Enkeleda Kapedani
10- Lexo edhe: ILD kërkon pezullim dhe shkarkim të Enkeleda Kapedanit
11- Lexo edhe: Denoncimi i gazetarit: Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor i bënin “like” videove të gjyqtares së “mafias”
12- Lexo edhe: KLGJ-ja fut në rend dite gjyqtaren e “Tik Tokut”

Më shumë

spot_img
spot_img