Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Gjyqtari shqiptar humb jetën për shkak të COVID, flet miku i tij: E sfiliti për disa javë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Koronavirusi i ka marrë jetën gjyqtarit Durim Kadiu. Lajmi bëhet me dije nga miku i tij Kastriot Dervishi, i cili thotë se gjyqtari luftoi për disa javë me virusin.

Në postimin e tij, Dervishi shkruan se Durim Kadiu do të kujtohet si një njeri i mirë dhe një profesionist i përkushtuar.

“Për njeriun e mirë Durim Kadiu. E pabesueshme! Miku im i mirë, Durim Kadiu nuk jeton më. Sëmundja e mallkuar covid 19, e cila e sfiliti për disa javë, i mori jetën.

Nuk do kemi më midis nesh njeriun fisnik, gjyqtarin dhe familjarin shembullor. Njeri i ligjit nga viti 1994, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Kavajës, drejtor i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Lartë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë dhe profesionisti të përkushtuar.

Ngushëllime për nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzat. Shpirti i tij pushoftë në paqe në amshim”, shkruan Kastriot Dervishi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img