Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
72 %
5.1kmh
90 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Gjyqtari i Vlorës ngec në vetting, Ervin Trashi nuk jutifikon dot 77 milionë lekë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Ervin Trashi. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit.

Gjatë seancës dëgjimore më 9 nëntor, u relatuan probleme në pasurinë e gjyqtarit Ervin Trashi si dhe balancë negative në shumën totale 7.7 milionë lekë. Problem u gjet edhe në mosdeklarimin prej tij të një procedimi penal.

Trashi i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi hapje të hetimit edhe në kriterin e profesionalizmit.

Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për Trashin kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firded Shulin dhe anëtare Suela Zhegun. Kryesuesja Bekteshi sqaroi gjatë shpalljes së vendimit, se gjyqtari Trashi nuk kishte arritur të kundërshtonte gjithë barrën e provës dhe për kete arsye ishte vendosur të mos pranohej kërkesa e tij për çeljen e hetimit administrativ për profesionalizmin.

Ervin Trashi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Gjirokastrës. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img