Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjyqtari i Tiranës del sot në vetting, si ka ndryshuar pasuria në vite e Gerd Hoxhës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtari Gerd Hoxha i Gjykatës së Tiranës do të përballet sot më 1 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Genta Tafa (Bungo).

Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Gerd Hoxha deklaronte pasuri familjare me vlerë 4.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është tetëfishuar, duke kapur vlerën e 34.1 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, Hoxha zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 32.4 milionë lekë, automjet me vlerë 1.2 milionë lekë dhe likujditete bankare prej 341 mijë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.8 milionë lekë, nga të cilat 60% burojnë nga paga e Z. Hoxha, 27% nga paga e bashkëshortes dhe 6.6% nga mësimdhënia, shkruan Birn.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Gerd Hoxha rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e pasurisë në vitin 2016 në shumën 4,763,577 Lekë. Këtë vit ai deklaron blerjen e një apartamenti në Vlorë me vlerë 55,452 euro me burim kursimet familjare ndër vite, por kursimet e mbetura në fund të vitit 2016 nuk e mbulojnë këtë shumë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” blerjen e një apartamenti banimi në vitin 2011 në bashkëpronësi me bashkëshorten, me sipërfaqe 125m2 dhe çmim 6,500,000 lekë. Prona është përfituar me çmim të reduktuar për shkak të marrëdhënies së posaçme të bashkëshortes me palën shitëse. Si burim financimi ka shërbyer kredia me kushte lehtësuese prej 5,000,000 lekë dhe 1,500,000 lekë kursime familjare.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se vlera totale e pasurisë së patundshme përfshin edhe një apartament të rivlerësuar. Në vitin 2012 është bërë rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme apartament banimi i blerë për 6.5 milionë lekë dhe si rrjedhojë, vlera e pasurisë është rritur me 17,250,000 lekë.

Gerd Hoxha skeda e pasurise

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img