Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Gjyqtari i Lezhës Jak Ndoka përballet sot me vettingun

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtari Jak Ndoka i Gjykatës së Lezhës do të përballet të premten më 19 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga  Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Jak Ndoka e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1995. Prej gati dy dekadash, ai ka punuar kryetar dhe gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Jak Ndoka deklaronte pasuri me vlerë 1.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare llogaritet në vlerën e 13.2 milionë lekëve.

Ndoka deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.2 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 2.8 milionë lekësh, likujditete bankare prej 1.6 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 26.2 milionë lekë, nga të cilat 57% kanë si burim pagën e Z. Ndoka, 23% pagat e familjarëve, 16% të ardhurat nga shitja e pasurisë së patundshme dhe gati 2% të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2008, subjekti Jak Ndoka rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerën 473,231 lekë për të justifikuar shtesën e asetit apartament banimi 73m2 në Shëngjin me vlerë 2,400,000 lekë, pavarësisht të ardhurave vjetore të deklaruara dhe detyrimit të pashlyer ndaj firmës në vlerë 900,000 lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” të cilët lidhen kryesisht me transaksionet e kryera në blerjen e pasurive të patundshme.

Në vitin 2007, subjekti deklaron shtesë aseti apartament banimi dhe njësi shërbimi në Lezhë me vlerë totale 3,800,000 lekë, me burim financiar shitjen e një apartamenti të mëparshëm me vlerë 5,300,000 lekë. Apartamenti i shitur deklarohet si burim edhe për blerjen e apartamentit në Shëngjin në vitin 2008, por subjekti nuk e ka deklaruar më parë huanë që i detyrohej blerësi.

Në vitin 2011 subjekti deklaron të ketë përfituar tokë pemtore dhe arë në Pllanë, Lezhë, sipas ligjit numër 7501 për tokën, në bashkëpronësi 1/6 pjesë të sipërfaqes totale 6,000m2, pa deklaruar vlerë aseti.

Në vitin 2012, subjekti deklaron shtesë apartament banimi sipërfaqe 103m2  në Tiranë, për të cilin deklaron vetëm pagesën 15,000 euro, me burim kursimet në cash për vitet 2009-2011. Në deklarim mungon vlera e plotë e asetit dhe deri në fund të vitit 2016, nuk ka të dhëna të tjera për pagesa shtesë.

Jak Ndoka skeda e pasurise
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img