Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Ridvan Hado nesër në vetting, si ka ndryshuar pasuria në vite

spot_img

Lajme të ngjashëm

3934c0efd2a51e4d89edaea6d4908169

Ridvan Hado, gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës do të përballet të enjten më 18 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.

Ridvan Hado e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2013, Hado u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht. Në vitin 2016, Hado u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që paralelisht me karrierën e tij si gjyqtar është angazhuar edhe në mësimdhënie.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Hado zotëronte pasuri me vlerë 2.1 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 13.2 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria përbëhet nga një apartament me vlerë 8 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.9 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë rreth 360 mijë lekë. Ai deklaron gjithashtu kursime në cash, të cilat në fund të vitit 2017 kapin vlerën e akumuluar prej 2.2 milionë lekësh si dhe letra me vlerë prej 600 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.5 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtarit zë 43% të të ardhurave familjare, ndërsa paga e bashkëshortes zë 52%. Gjyqtari Hado deklaron gjithashtu të ardhura nga shitja e pasurisë së paluajtshme në masën 1.74% të të ardhurave dhe një vlerë më të vogël nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Z.Hodo rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë rezulton si “flamur i kuq” vlera e akumuluar e kursimeve në cash prej 2.2 milionë lekësh, e cila është më e lartë se kufiri i lejuar prej 1.5 milionë lekësh në ligjin për deklarimin e pasurive. /BIRN

Ridvan-Hado-skeda-e-pasurise.jpg

Më shumë

spot_img