Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Gjyqtari Genti Dokollari i pastër në të treja kriteret e vettingut, familjarët e përqafojnë pas konfirmimit në detyrë (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Genti Dokollari. Dokollari u pyet gjatë seancës dëgjimore të enjten për blerjen me çmim preferencial të një automjeti nga një mik i tij, ndërkohë që ai mori vlerësime pozitive për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Siç shihet dhe në foto, familjarët e kanë përqafuar Dokollarin, pasi konfirmimit të tij në detyrë. Ai ka aplikuar dhe për t’u promovuar si gjyqtar Apeli në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Trupi gjykues që kreu rivlerësimin për gjyqtarin Genti Dokollari kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Cardi.

Genti Dokollari u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe stazhin e kreu në vitin 2014 në Gjykatën e Tiranës. Në këtë gjykatë ai është caktuar provizorisht deri në vitin 2017, ndërsa më vonë u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Prej vitit 2018, Dokollari e kryen funksionin si i caktuar provizorisht në Gjykatën e Kavajës. Dokollari ka aplikuar gjithashtu për t’u promovuar si gjyqtar Apeli në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Paralelisht me funksionin si gjyqtar, ai është angazhuar edhe në mësimdhënie. /Birn

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img