Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Gjyqtari Durim Hasa del sot para vettingut, si ka ndryshuar pasuria e magjistratit të Beratit në vite

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtari i Gjykatës së Beratit, Durim Hasa do të përballet sot, më 19 prill, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Durim Hasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Skraparit. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Durim Hasa deklaronte pasuri me vlerë 1.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 13.2 milionë lekëve.

Subjekti zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 10 milionë lekësh, likujditete bankare prej 710 mijë lekësh, automjet me vlerë 905 mijë lekë dhe kursime në cash 327 mijë lekësh. Ai deklaron gjithashtu pjesë në kapital të biznesit të bashkëshortes me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.4 milionë lekë, nga të cilat 63% burojnë nga paga e Z. Hasa dhe 14% nga pagat e familjarëve. Fitimi nga shitja e pasurive të patundshme është në masën 10% të të ardhurave totale, qiratë në masën 6.5% dhe të ardhurat nga biznesi në masën 4%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultojnë me probleme.

Subjekti Durim Hasa rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesat e pasurisë në dy vite, përkatësisht në vitin 2006 në shumën 813,263 lekë dhe në vitin 2011 në shumën 381,583 lekë.

Diferenca negative në vitin 2006 vjen nga deklarimi për pakësimin e gjendjes cash në vlerën 3.8 milionë lekë, ndërkohë që shuma e kursimeve cash të deklaruara deri në vitin 2006 është vetëm 1,550,000 lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet e kryera për blerjen e një shtëpie në Dajt të Tiranës. Në vitin 2006, subjekti ka deklaruar lidhjen e një kontrate porosie për shtëpinë me sip. 103 m2 me vlerë 46,500 euro, nga të cilat janë likuiduar 34,000 euro.

Pra diferenca prej 16,500 euro nënkuptohet si detyrim i pashlyer ndaj shoqërisë sipërmarrëse, megjithatë në faqen e detyrimeve, subjekti deklaron si detyrim të vetëm shumën 400,000 lekë’. Nuk është e qartë nëse ky detyrim lidhet me vlerën e investimit për shtëpinë apo jo.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img