Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Gjyqtari del KUNDËR prokurorit të Lezhës, lë në burg 61-vjeçarin që ngacmoi seksualisht një vajzë me aftësi të kufizuara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Lezhës ka dalë kundër Prokurorisë e cila tha se “nuk kishte asnjë element të veprës penale për të akuzuarin Vasel Nilaj”, i cili ngacmoi seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuara, duke e çliruar nga të gjitha akuzat. Gjykatësi Ilir Perdedaj nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit Erion Shehaj. Duke lënë kështu në burg 61-vjeçarin që abuzoi me të miturën.

Gjykata e dënoi atë me 4 vite burg, pasi u konkludua se ka elementë të veprës penale për të cilën i pandehuri u akuzua dhe sipas gjykatës është provuar kryerja e veprës penale. Vasel Nilaj u arrestua në janar të vitit 2020, pasi dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara. Pak muaj pas arrestimit, nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se 61-vjeçari nuk kishte abuzuar seksualisht dhe gjykata vendosi që të hetohet në gjendje të lirë.

Në përfundim të hetimeve prokuroria e dërgoi çështjen për pushim, por gjykata e urdhëroi atë që ndaj 61-vjeçarit të ngrihej akuzë për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe çështja kaloi për gjykim. Referuar raportit të policisë që është paraqitur në prokurori, 61-vjeçari e kishte ngacmuar vajzën e mitur tek shkolla në fshatin Kolsh të Lezhës.  

Denoncimi për rastin u bë dhe nga familjaret e të miturës dhe menjëherë u be edhe arrestimi i tij. Në momentin e ndalimit ai u kap, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe aktualisht ndodhet në burg, pasi është kapur sërish duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Më shumë

spot_img
spot_img