Hapësire reklamuese

Politikë

“Gjyqtarët janë nën trysninë e politikës”, sekretari i OMONIA: Belerin e mbajnë brenda se ishte fitues, vendimi është politik

Shkruar nga Newsbomb
“Gjyqtarët janë nën trysninë e politikës”,

Sekretari i OMONIA, Marin Suli e ka cilësuar burgosjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri si një vendim politik.

I ftuar në “Open”, Suli u shpreh se ky ishte rasti i parë që autoritetet nuk dhanë prova se kishin aparatin e përgjimit, me të cilin pretendohet se Beleri u përgjua duke blerë vota në zgjedhjet e 14 majit.

Ai thotë se gjyqtarët janë nën trysninë e politikës duke theksuar se Beleri po shpallet kriminel me prokurorë publik.

“Është rasti i parë i një përgjimi që ska aparatin.shkelje të rënda dhe askush nuk e kupton. Gjyqtarët janë në trysni dhe nën trysninë e politikës. Beleri po shpallet kriminel me prokurorë publikë”, deklaroi Suli.

Sakaq, sekretari i OMONIA tha se Beleri nuk është arrestuar në flagrancë por duke pirë kafe ose duke ngrënë darkë në 12 të natës me stafin e tij. Sipas Sulit, Fredi Belerin po e mbajnë në burg sepse në sondazhe rezultonte fitues për bashkinë Himarë, duke theksuar se mbajtja e tij në burg është një vendim politik.

"Beleri nuk është arrestuar në flagrancë por duke pirë kafe ose duke ngrënë darkë me stafin e vet. Është arrestuar në 12 të natës. Po e mbajnë brenda dhe po mbajnë brenda një kandidat vetëm se në sondash rezultonte fitues. Vendimi është politik", deklaroi Marin Suli

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese