Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

‘Gjyqtarët e KZ të përjashtohen nga vettingu’, flet Bylykbashi pas propozimit: Mazhoranca reagoi ashpër! S’e lejojmë më ta kapë gjyqsorin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar mbledhja për reformën zgjedhore ku opozita propozoi një moratorium për të përjashtuar nga vettingu për gjyqtarët që do të shqyrtojnë ankimimet në Komisionin Zgjedhor.

Përfaqësuesi i opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi tha se ky propozim është i rëndësishëm dhe u bë pas raportit të OSBE që konstaton një kritikë sesi nën presion politik nga vettingu Gjykata e Posaçme e krijuar për të mbrojtur të drejtat zgjedhore ishte gjysmake dhe as e paanshme.

Lidhur me këtë propozim Bylykbashi bën me dije se pati një reagim të fortë nga mazhoranca e cila sipas tij do të vazhdojë të kapë gjyqësorin. “Ne nuk do tja lejojmë. Gjykatat duhet të jenë të pavarura në Shqipëri”, tha ai.

“Sot opozita bëri propozimin e paketës tjetër në reformën zgjedhore në përputhje me kalendarin. Ka propozuar 6 paketa dhe pritet një e 7.

I sotmi është i rëndësishëm. E drejta për t’ju drejtuar një gjykate të pananshme të pavaruar. Raporti i OSBE konstaton me një kritikë të paprecedentë sesi nën presion politik nga vettingu Gjykata e Posaçme e krijuar për të mbrojtur të drejtat zgjedhore ishte gjysmake dhe as e paanshme. Sakaq OSBE rekomandon edhe për sekretin e votës që është e cënuar, të drejta që janë të pamunduar të mbrohen nga GJK se ajo nuk ekziston. Duke qenë se pa një garanci zgjedhore…

Pati një reagim të fortë nga mazhoranca e cila do të vazhdojë ta kapë gjyqësorin. Ne nuk do tja lejojmë. Gjykatat duhet të jenë të pavarura në Shqipëri.

Nr i gjyqatrqëve që kanë kaluar vettingun është shumë i vogël. Është një procel problematik. Keni rastin e Dvoranit që nuk justifikon pasurinë por askush nuk e denocnoi atë akt të paturpshëm. Ajo që ne propozojmë është se të gjithë ata që nuk i janë nënshkruar procesit të vettingut dhe ata që e kanë mbarur të jenë gjyqtarë që do të përzgjidhen me short dhe në fund kur të kenë mbaruar mandatin e tyre ti nënshtrohen të gjitha rregullave të vetingut”, tha Bylykbashi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img