Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Gjyqtare e Apelit Administrativ, vettingu konfirmon në detyrë magjistraten Enkelejda Metaliaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të hënën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Enkelejda Metaliaj (Softa).

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjytaren Enkelejda Metaliaj kryesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian.

Një denoncim i kryer gjatë seancës së parë dëgjimore në kuadër të procesit të rivlerësimit për gjyqtaren Metaliaj të zhvilluar më datë 25 mars, solli riçeljen e hetimit. Gjatë asaj seance u evidentuan mungesa financiare për pagesën e dy kësteve për një apartament; pamundësi për të vërtetuar ligjshmërinë e burimeve financiare të një huaje në vlerën 35 mijë euro; si edhe mospërputhje e pasaktësi në deklarimet për kriterin e pasurisë.

Ndërkohë, Metaliaj u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin, shkruan Birn.

Në seancën e dytë të zhvilluar më 22 prill, Metaliaj u pyet për dy denoncime të reja dhe për shitjen e pjesës së saj takuese të shtëpisë së familjes së origjinës.

Enkelejda Metaliaj (Softa) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatat e Durrësit dhe Tiranës. Në vitin 2016, ajo u dekretua si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Apelit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img