Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjyqtar i Tiranës që prej vitit 1996, Altin Abdiu shkarkohet në vetting

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqtar i Tiranës që prej vitit 1996, Altin Abdiu shkarkohet në

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli të martën më 28 qershor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu. Vendimi për Abdiu u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Suela Zhegun.

Gjyqtari Abdiu nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga avokatja e zgjedhur prej tij, Antoneta Sevdari.

Gjatë seancës dëgjimore më 24 qershor, Abdiu u pyet për transaksionet në këmbimin e dy apartamenteve me dy të tjerë, nga ka rezultuar se edhe banesat e para në të cilat subjekti ka qenë bashkëpronar figurojnë ende në pronësi të familjes së tij.

Po ashtu, Abdiu dha shpjegime për një vilë dy katëshe në një fshat turistik në Golem – pasuri ku rezulton gjithashtu bashkëpronar. Subjekti deklaroi se këto pasuri janë krijuar nga prindërit e tij dhe se veprimet juridike janë kryer nga i ati, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu.

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Abdiu dha shpjegime dhe për disa gjetje në kriterin profesional, ndërkohë që u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1996 Abdiu shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Birn

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll