Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon si dëshmitar Fatos Klosin dhe Majlinda Popoviç

Shkruar nga Newsbomb
Izet Haxhia në gjyq

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës e gjyqit ndaj Izet Haxhisë.

Ky i fundit ka kërkuar që të dëshmojnë në gjyq Majlinda Popoviç dhe Fatos Klosi.

Sipas Izet Haxhisë, Azem Hajdari ka përdorur telefonin e Popoviç, 10 ditët e fundit para vrasjes. Në atë kohë, Majlinda Popoviç ka mbajtur postin e drejtoreshës së Telekomit në Shkodër.

Ndërkohë që Fatos Klosin ai e kërkon të dëshmojë si ish-zyrtar i SHISH, pasi ka pasur për detyrë që të ruajë Azem Hajdarin.

Pasi të merren adresat e sakta të tyre, vendimi për pranimin ose jo të këtyre dëshmitarëve do të jepet me 2 nëntor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll