Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjyqi për Kelmend Balilin, gjykata tërhiqet për VENDIMIN

Shkruar nga Newsbomb

Ka nisur sot në orën 10:00 në Gjykatën për Krime të seanca e parë e gjykimit ndaj Kelment Balilit, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”.

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr  për të marrë vendimin ndaj Kelmend Balilit.

Gjykata do të vendosë nëse do të pranojë gjykimin e shkurtuar të kërkuar nga Balili.

Trupa gjykuese përbëhet nga një treshe gjyqtarësh, të kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal" "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal", "Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë" "Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale" 

Balili nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa pas rreth dy vjet në arrati ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu