Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu: Nuk kam asnjë përgjegjësi penale

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu: Nuk kam asnjë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në një komunikim me gazetarët pas përfundimit të senacës për Gerdecin, kërkoi ndjesë për atë që ka ndodhur.

Por sipas Mediut, në atë kohë nuk është njoftuar për asnjë problem të vetëm në zonë, as gojarisht, teksa shtoi se kurrë nuk ka qënë fizikisht në Gërdec.

Fatmir Mediu theksoi urdhëri i ministrit është delegues dhe jo urdhërues dhe tha se Shtabi i Ushtrisë ka pasur kohë të mjaftueshme për të për të vëzhguar situatën në Gërdec.

“Dëshmitarët e mëparshëm nuk kanë pasur ndonjë punë me ministrin e Mbrojtjes. Erdha sot për respekt të gjykatës dhe drejtësisë dhe për të shprehur keqardhjen time të madhe ndaj familjarëve. Unë hoqa dorë nga posti im asokohe dhe nuk e zhbëj dot atë që ka ndodhur. Mendoj se është shkelur një nga pikat të garancisë së procesit gjyqësor, ajo e parashkrimit.

Gjykata e Lartë ka thënë se një person i dënuar pasi largohet për t’i shpëtuar dënimit pas një kohe është i pafajshëm. Unë kam qenë këtu nuk u jam fshehur proceseve. Kjo shkelje është tërësisht flagrante.

Unë mendoj se këta janë shumë më relevantë sesa disa njerëz që kanë punuar në Gërdec të cilët as nuk kanë zbatuar urdhrat e ministrit të Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë moment të vetëm ku të jetë njoftuar që ka pasur problem në Gërdec. Nuk ka pasur asnjë ankesë, as gojarisht.

Për 10 vjet ndaj meje nuk ka pasur asnjë akuzë. Kjo është shkeje flagrante, nuk ka pasur procedim penal ndaj meje., duhet barazi të palëve në gjyq,” tha Mediu.

I pyetur për rolin e Shkëlzen Berishës dhe për faksin e bërë publik kohë më parë në media, ai tha se në Ministrinë e Drejtësisë se nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti.

“Nuk ka pasur nga Ministria e Mbrojtes një faks të tillë. Një ditë para këtij fakti ka ardhur vendimi i Ministrisë së Drejtesië. Unë nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti. Nuk ndikon në asgjë në vendimet e mia. Ka pasur mungesë raporti me Berishën për këtë çështje. Ministri nuk ka ndikuar te askush. Çdo shkesë që më ka ardhur ia kam deleguar insititucioneve më të larta. Ministri i Mbrojtes nuk është ushtarak, ka rregulla dhe ligje,” tha Mediu.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed