Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjyqi për Paplekajn në Apel, do rindërtohet skena e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqi për Paplekajn në Apel, do rindërtohet skena e krimit ku u

Në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për Arbër Paplekajn, ish-efektivit të Gardës i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Më 4 Mars, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm pranoi kërkesën e ish-efektivit të Gardës, Arbër Paplekaj, për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës në lidhje me vrasjen e ish-zyrtarit në Elbasan, Pjerin Xhuvani. Kështu u vendos dhe rihapja pjesërisht e procesit. Paplekaj bëri kërkesën për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik pasi kërkon të ndryshohet akuza në “Vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Në seancën e cila po mbahet sot, trupa gjykuese ka urdhëruar që Arjan Hako, ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertë të pavarur, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, do të rindërtojnë skenën e krimit.

Mësohet se eksperti i Policisë së Shtetit ka deklaruar në seancë se “Nuk mund të marrë pjesë në këtë proces, nuk ma lejon rregullorja e punës”. Ekspertët e vendosur nga trupa gjykuese do rindërtojnë skenën e krimit. Ata do duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes dhe distancën nga është qëlluar.

Lexo edhe: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli rihap pjesërisht procesin gjyqësor ndaj Paplekajt

Arbër Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.

I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos efektivja Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed