Gjyqi ndaj Majlinda Andreas, dëshmojnë 2 anëtarë të Gjykatës së Lartë: S’kemi patur ndikim në këtë çështje

Publikuar tek: aktualitet, më 13:31 20-02-2017 Gjyqi ndaj Majlinda Andreas, dëshmojnë 2 anëtarë të Gjykatës së Lartë: S’kemi patur ndikim në këtë çështje

Është mbajtur sot seanca e radhës e Gjyqtares Majlinda Andrea ku kanë dëshmuar 2 anëtarë të Gjykatës së Lartë në lidhje me një vendim për njohje prone prej 40 hektarësh në Butrint.

Mësohet se anëtarët Gjykatës së Lartë që kanë dëshmuar janë Artan Zeneli dhe Admir Thanza të cilët janë thirrur nga Prokuroria e Përgjithshme. Mësohet se Zeneli dhe Thanza kanë thënë se në çështjen e 2014-ës nuk ka patur ndikim dhe se ishte planifikuar sipas radhës.

‘Çështja e 2014-ës e planifikuar sipas radhës, s’kemi patur asnjë ndikim në çështjen në fjalë. Majlinda Andrea s’ka patur asnjë interesim të veçantë” mësohet të kenë thënë kolegët e saj.Ish-gjyqtarja akuzohet se ka dhënë një vendim për njohje pronësie kundrejt një shume parash prej 50 mijë euro. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Gjirokastër, humb jetën një person, 2 të plagosur
Grabiten dy karburante në Vlorë, autorët marrin paratë përmes një lodre »
Article Logic
Execution time: 0.011951923370361
array(1) { ["section"]=> string(110) "gjyqi-ndaj-majlinda-andreas-deshmojne-2-anetare-te-gjykates-se-larte-s-kemi-patur-ndikim-ne-kete-ceshtje-69319" }