Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Gjyqi ndaj grupit të Shullazit do vijojë pa avokatë, merret vendimi: Kanë mundësi financiare për mbrojtjen por duan të shtyjnë procesin

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqi ndaj grupin e Emiljano Shullazit do të vijojë edhe pa prezencën e palës mbrojtëse, në këtë vendim ka arritur trupa gjykuese ditën e sotme, bënë me dije avokatët e të pandehurve.

Jashtë ambienteve të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, avokati Vladimir Meçe tha se sot u mor një vendim “i padëgjuar më parë”, pasi trupa gjykuese arriti në konkluzionin se të pandehurit, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqa kanë mundësi financiare për të patur avokatë mbrojtës, por nuk e bëjnë këtë gjë pasi kërkojnë shtyrjen e procesit.

Avokatët u shprehën se kanë kërkuar përjashtimin e gjykatësve të çështjes, ndërkohë që seanca është duke vijuar pa praninë e tyre.

Avokati Meçe: Vendosi që të zhvillojë seancën pa prezencën e mbrojtjes dhe pa prezencën e Shullazit. Pasi sipas gjykatës nuk ishte i vërtetuar shkaku shkencor i mungesës së tij. Në kushtet kur sipas vendimit që dëgjuam në seancë, që dy të pandehurit kanë qenë të përfaqësuar, gjykata konkludoi se ata i kanë mundësitë për të zgjedhur avokatë, por nuk i zgjedh për qëllim që të shtyjë seancën. Në rastin në fjalë dy gjyqtarët kanë patur konflikt me gjykimin, ne kemi kërkuar përjashtimin, nuk është pranuar. Duke dashur të transferojë përgjegjësinë e saj te mbrojtësit, gjykata mori këtë vendim të pa dëgjuar më parë, që të vazhdojë seanca pa prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pa prezencën e të pandehurve Gilmando Dani dhe Emiljano Shullazi. Ky vendim skandaloz i pashembullt, i padëgjuar më parë na bëri që të kërkojmë edhe përjashtimin e kësaj trupe gjyqësore. Në dijeninë tonë gjykimi po vazhdon, prokuroria ka hequr dorë nga ankimi i saj, dhe gjykata vazhdon me leximin e ankimeve. Ne jo vetëm do ta bëjmë publik këtë vendim skandaloz të gjykatës, por do t’i drejtohemi të gjitha organeve, ILD dhe institucioneve ndërkombëtare.

Përfaqësoj Endrit Qyqan, ishte prezent në sallë. Gjykata harron paragrafin e tretë të nenit gjashtë të konventës që është mbrojtja e detyrueshme. Nuk dimë se ku e ka bazuar vendimmarrjen e saj gjykata.

Avokati Meçe: Të pandehurit janë me mundësi financiare të ezauruara. Procesi është bllokuar për shkak të keqmenaxhimit nga ana e gjykatës dhe KLGJ. Nuk ka arritur të vendosë apo të delegojë gjyqtarë të paanshëm.

Unë përfaqësoj të pandehurin Endrit Zela, ky proces ka shkelje deri në vendimmarrjen e sotme që është një lajthitje. Ne presim që një proces të bëhet proces i rregullt ligjor. Ne u përballëm sot me një paragjykim dhe me një vendimmarrje në heshtje që gjykata e miratoi kur tha se këta të pandehur kanë mundësi ekonomike për mbrojtjen.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img