
Është mbajtur ditën e sotme seanca e parë gjyqësore mes ekspertit të Ekonomisë Ilir Ciko dhe Conad Albania, pasi ky i fundit hodhi në gjyq Cikon për shkak se denoncoi publikisht produktet e skaduara të kësaj marke.
Newsbomb.al ka mësuar se seanca e parë në Gjykatën e Tiranës ishte e shkurtër dhe gjykatësi ofroi pajtim të palëve.
Conad ka rënë dakord me kërkesën e gjykatësit që çështja gjyqësore të mbyllej me pajtim, nëse Ilir Ciko do të përgënjeshtronte lajmin.
I kontaktuar nga Newsbomb.al ky i fundit ka pohuar se ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë duke thënë se është në drejtën e lirisë së shprehjes, konsumatorit dhe interesit publik.
Mësohet se gjyqi do të vazhdojë dhe seanca e radhës do të mbahet më 23 prill në orën 12:00.