Hapësire reklamuese

Politikë

Gjyqi i Salianjit për “Babalen” më 4 korrik, Alibeaj mesazh demokratëve: Duhet të jeni në sallë, detyrim njerëzor e politik

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqi i Salianjit për “Babalen” më 4 korrik, Alibeaj

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u ka dërguar deputetëve demokratë një mesazh, ku u kërkon që të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, të hënën për Ervin Salianjin për çështjen ‘Babale’.

Alibeaj u kërkon demokratëve angazhimin njerëzor, e më pas politik, për të mbështetur deputetin Ervin Salianji.

“Përshëndetje kolegë! Ndoshta jeni ne dijeni që te hëne, date 4 korrik ora 2 ne Gjykatën e Apelit zhvillohet gjyqi nga kolegut Salianji. Siç dihet dhe siç është bere publike, e gjithë ngjarja dhe procesi gjyqësor vijues janë një orkestrim hakmarrës politik i pastër nga qeveria dhe eksponentë  politike te mazhorancës. Është detyrim se pari njerëzor e pastaj edhe politik qe se paku deputetet tanë anëtare të Komisionit të Sigurisë të jemi te pranishëm ne sallë ditën dhe orën e gjyqit” thuhet në mesazhin e Alibeajt.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Salianjin me 1 vit burg, për çështjen ‘Babale’. ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.