Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

“Gjykimi i Europës po vjen”, Basha mesazh Ramës: Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0c776b6c2d845f1ae2ed598c2438528d

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Basha, në rrjetet sociale, shkruan për përgjimet e publikuara në media nga dosja “339” si dhe vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve. Sipas Bashës, dita e largimit të Edi Ramës nga posti i kryeministrit është e afërt.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat. Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli.

Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat europiane.

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi!

Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët! #ShqipëriaSiEuropa

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img