Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Gjykatësi ndalon ekzekutimin e gruas në SHBA, ja çfarë e shpëtoi nga vdekja 52-vjeçaren

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

00c0c41f904fac8925dbeb6f409b9dad

Një gjykatës amerikan ka ndaluar ekzekutimin e Lisa Montgomery vetëm disa orë para se t’i duhej të bëhej një injeksion vdekjeprurës.

Gjykatësi James Hanlon tha se së pari duhet të mbahet një seancë dëgjimore për kompetencat.

Avokatët e Montgomery kishin argumentuar se ajo ishte mendërisht e paaftë për t’u ekzekutuar, duke thënë se ajo kishte lindur e dëmtuar në tru.

Lisa Montgomery mbyti një grua shtatzënë në Misuri, më pas i preu barkun dhe i rrëmbeu foshnjën në vitin 2004.

Ajo do të ishte e para femëër e dënuar me vdekje në gati 70 vjet, nëse ekzekutimi i saj në Terre Haute, Indiana, do të realizohej  siç ishte planifikuar në 12 Janar.

Çfarë vendosi gjyqtari?

Gjykatësi amerikan tha se gjendja mendore e 52-vjeçares është aq e rënduar, saqë ajo nuk e kupton arsyen se përse është duke u ekzekutuar.

“Gjykata do të caktojë kohën dhe datën për seancën në një rend të veçantë në kohën e duhur,” shkroi gjykatësi Hanlon.

Avokatët e Montgomery e mirëpritën vendimin.

“Gjykata kishte të drejtë të ndalonte ekzekutimin e Lisa Montgomery,” tha avokati Kelley Henry në një deklaratë.

A mundet Montgomery t’i shpëtojë dënimit me vdekje?

Kjo është hera e dytë që ekzekutimi i Montgomery shtyhet.

Data e ekzekutimit të saj ishte caktuar fillimisht për Dhjetorin e kaluar, por u shty pasi avokatët e saj u infektuan me koronavirus.

Gruaja e fundit që u ekzekutua nga qeveria amerikane ishte Bonnie Heady, e cila vdiq në një dhomë gazi në Misuri në 1953.

Vitin e kaluar, presidenti Donald Trump i riktheu sërish dënimet me vdekje, shkruan BBC.

Ka sugjerime se Montgomery mund të shpëtojë plotësisht nga dënimi me vdekje, pasi Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili pritet të marrë detyrën në 20 Janar, ka thënë se do të kërkojë t’i japë fund ekzekutimeve federale.

Më shumë

spot_img
spot_img