Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Gjykatës së Lartë i shtohet një tjetër anëtar, Presidenti Meta dekreton magjistratin Artur Kalaja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Artur Kalaja do të jetë anëtari i ri i Gjykatës së Lartë. Emri i tij është dekretuar sot nga Presidenti Ilir Meta dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë. Tashmë, institucioni më i lartë i drejtësisë në Shqipëri do të ketë 9 anëtarë.

Vendimi për emërimin e gjyqtarit Artur Kalja në Gjykatën e Lartë, i është përcjell Presidencës nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

DEKRET PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 19.07.2021, të propozimit të arsyetuar të përcjellë me shkresën me nr. 3390/2 prot., datë 19.07.2021 dhe Vendimit nr. 311, datë 16.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Artur Kalaja”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë/emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur për kandidim me vendimin nr. 87, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosa të:

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Artur Kalaja emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13173

Tiranë, më 26.07.2021

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img