Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Gjykata zbardh vendimin: Ja kush kategori përjashtohet nga TVSH

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ky vendim erdhi pas padisë që dërgoi në Gjykatën e Lartë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër Këshillit të Ministrave, pasi ligji për TVSH-në në pikën 2 të nenit 11 përsa i përket profesionit avokat, në lidhje me vendosjen e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH, caktonte se avokatët detyrohen të llogarisin, të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH në vleftën 20% të çmimit të shërbimit të kryer, pavarësisht xhiros vjetore të realizuar.

Pas vendimit të Gjykatës, avokatët kanë detyrimin për llogaritjen dhe pagesën e TVSH i nënshtrohen vetëm ata avokatë apo zyra avokatie, niveli i xhiros vjetore të të cilëve e kalon shumën e 5 milion lekë të reja në vit.

Në zbardhjen e vendimi Gjykata argumenton se “në interpretim të dispozitave të ligjit rezulton qartë që Këshilli i Ministrave duhet të përcaktojë vetëm kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-në por jo të përcaktojë ndonjë rregullim tjetër apo kufi tjetër minimal regjistrimi për TVSH-në për subjekte të veçanta pasi në asnjë rast ligji nuk e përcakton shprehimisht që Këshilli i Ministrave i ka kompetencat për të përcaktuar kufi minimal të ndryshëm për subjekte të apo profesione të veçanta”, shkruan revista Monitor.

“Nxjerrja e dispozitave të tilla nga Këshilli i Ministrave, duke përcaktuar kufi minimal të ndryshëm regjistrimi për profesione të veçanta, pa qenë në asnjë nga kushtet e parashikuara nga neni 117 i ligjit nr.92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” passjell faktin që pala e paditur ka vepruar jashtë kompetencave ligjore të dhëna nga ligji organik dhe për rrjedhoje ky përcaktim i parashikuar në nenin 11/2 të VKM nr.953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, për profesionin e avokatit, është absolutisht i pavlefshëm”, thotë gjykata në vendimin e zbardhjes.

Për këtë arsye, Gjykata vendosi Shfuqizimin pjesërisht të aktit administrativ VKM nr.953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” në nenin 11, pika 2, për profesionin e avokatit.

Vendimi nuk flet për profesionet e tjera të lira, por avokat Jordan Daci nga Daci & Associates thotë për Monitor se “Dispozitivi është vetëm për avokatët, por duke qenë se vendimet tani me ndryshimet kushtetuese janë unifikuese, do ketë vlerë të tërthorte edhe për të tjerët, nëse behet kërkesëpadi rishtas”.

Gjithsesi, avokatët me qarkullim vjetor nën 5 milionë lekë nuk do të paguajnë TVSH deri në momentin që qeveria do të ndryshojë kufirin e TVSH-së, që sipas planeve të deklaruara nga financat do të bëhet zero duke filluar nga janari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img