Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Gjykata vendosi “arrest me burg”, reagon Fjolla Morina: Kiss prej neve

spot_img

Lajme të ngjashëm

e39c9398466e5002f2bf08472f09bd3d

Këngëtarja Fjolla Morina për më shumë se një muaji ndodhet në arrati, ndërsa Gjykata e Kukësit ditën e djeshme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë.

Trupi gjykues ka vendosur të ndryshojë masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” pasi këngëtarja ka shkelur masën dhe është arratisur.

Por edhe pse Gjykata ka marrë këtë vendim, duket se këngëtarja nuk është shqetësuar aspak.

Së fundmi ajo në rrjetin e saj social “Instagram” ka postuar një video ku shihet me miken e saj dhe partnerin e saj, Fisnik Syla.

“Kiss prej neve”, shkruan ajo krahas postimit duke i bërë “diss” Gjykatësve.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.

Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës.

Screenshot_3.pngScreenshot_4.png

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img