Tirana
moderate rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Gjykata turke dënon me 27 vite burg gazetarin me origjinë shqiptare, Erdogan e kishte paralajmëruar se do të paguante ‘një çmim të rëndë’ pas një shkrimi

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5524808475ae631a70b0792f52c0e41b

Ish-kryeredaktori i gazetës turke “Cumhuriyet” Can Dundar është dënuar me 27 vite burg nga gjykata turke.

Pas dështimit të grushtit të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, ai u arratis për në Gjermani.

Ai u akuzua për mbështetje të terrorizmit dhe “spiunazhit ushtarak ose politik”, me 18 vjet e nëntë muaj për marrjen e sekreteve shtetërore me qëllim të spiunazhit politik ose ushtarak. Gjykata gjithashtu e dënoi atë me tetë vjet e nëntë muaj shtesë për mbështetjen e një organizate terroriste të armatosur.

Gazetari Can Dundar, është me origjinë shqiptare dhe aktualisht ndodhet në mërgim në Gjermani dhe vendimi u dha në mungesë.

Avokatët e Dundar thanë se akuzat ishin të motivuara politikisht. Para arratisjes së tij në Gjermani në vitin 2016, gazetari kishte botuar një shkrim për një histori në lidhje me dërgesat e armëve Turke për rebelët Sirianë në 2015.

Më pas presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte paralajmëruar Can Dundar do të “paguante një çmim të rëndë” për raportin Cumhuriyet që ekspozonte agjencinë e inteligjencës Turke.

Po ashtu gjykata turke i ka sekuestruar edhe pasuritë që ai zotëron në disa qytete në Turqi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img