Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), njofton se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar fletëthirrje për Inspektorin e Përgjithshëm Burim Ramadani. Kreu i Inteligjencës kosovare do të dalë në Hagë për të dëshmuar për periudhën e luftës.
Në fletëthirrje bëhet me dije se, Burim Ramadani duhet “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.
“Në fletëthirrje precizohet se z. Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.
z. Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje”, njofton Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).