Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, tërhiqet për të marrë vendimin për ish-kryeprokurorin e Shqipërisë Adriatik Llalla. Seanca e radhës është mbajtur sot, ku Gjykata ka paraqitur provat e saj, ashtu si pala mbrojtëse.
Vendimi për Adriatik Llallën do të jepet sot në orën 13.30, ndërsa burimet bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme nuk pritet të ndryshojë vendimin e SPAK, që e dënoi Adriatik Llallën me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike.
Ai akuzohet për fshehje pasurie në tre episode, ndërsa SPAK më herët i ka sekuestruar disa pasuri. Avokati i i Llallës ka kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm, ndërkohë që më herët DASH e ka shpallur ish-kryeprokurorin si person “non grata” në SHBA për shkak të akuzave për korrupsion.
Më herët me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur në sekuestro pasuritë e Adriatik Llallës, si më poshtë:
– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.