Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Gjykata Speciale konfirmon aktakuzën për 2 pjesëtarë të UÇK-së, pritet zhvillimi i seancës së radhës

Shkruar nga Newsbomb
Hysni Gucati dhe Nasim Hardinaj

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj 2 pjesëtarëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit e Nasim Hardinajt.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i OVL-së së UÇK-së, Tom Gashi. Tashmë pritet që ata të dalin përpara Gjykatës Speciale.

Ata akuzohen për pengimin e drejtësisë e me akuza konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti. 

Postimi plotë:

Konfirmohet aktakuza ndaj z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati nga Gjykata Speciale. Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nga data 25 shtator 2020 deri me sot e kane konsideruar veten te kidnapuar nga Gjykata Speciale! Sot është konfirmuar aktakuza kundër tyre e cila përmban 4 pika, te cilat sipas Prokurorisë Speciale ne Hage kanë të bëjnë me pengim te drejtësisë, e me akuza konkrete qe sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore ne mes te datave 7 deri 25 shtator te këtij viti.  Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar nga gjyqtari i procedures paraprake dhe pritet dalja e tyre para gjyqtarit ne seancat e radhës.

Kryetari dhe nënkryetari i OVL te UÇK-së, dhe unë në cilësinë e avokatit te OVL të UÇK-se nuk e pranojmë këtë Gjykate një etnike, raciste, tepër e dëmshme për kombin tonë Shqipëtar dhe per shtetin e pavarur te Kosovës. Gjykata Speciale ishte themeluar nga deputetet e kuvendit te Kosovës me 3 gusht te vitit 2015 pa iu dorëzuar fare raporti i hetimit të Prokurorit Climt Ëiliamson, i cili i hetoi pretendimet djallëzore të Dick Martyt, i cili ne interesa te Serbisë arriti që ta bind Këshillin e Evropës që të hetoj trafikimin e organeve njerëzore të kryera kinse nga UÇK-ja për të mbuluar krimet serbe deri në gjenocid kundër popullatës civile shqiptare në Kosove. Për veprat penale të konfirmuara në këtë aktakuze nuk është fare kompetente Gjykata Speciale ne Hage.

Nëse prokuroria pranë Gjykatës Speciale ne Hage ka prova kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit rastin duhet ta dërgoj në Gjykatat e Republikës së Kosovës, por si mund ta bëjë këtë Prokuroria Speciale ne Hage, dhe Gjykata Speciale ne Hage kur Republikën e Kosovës që i ka formuar këto institucione nuk e njohin si shtet te pavarur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese