Gazetari dhe ish-deputeti i NISMA-s në Parlamentin e Kosovës, Milaim Zeka, ka deklaruar se presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i ka ardhur ftesa si i intervistuar për në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kreu i partisë jashtëparlamentare PEK, ka thënë se Hashim Thaçit i ka ardhur ftesa nga Gjykata Speciale në të njëjtën ditë që i ka ardhur edhe ish komandantit të UÇK-së dhe deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit.
Sipas Zekës, nga informacionet jozyrtare që ai posedon, të paktën për një vit Hashim Thaçi nuk do të jetë shënjestër i Gjykatës Speciale.
Zeka ka deklaruar ndër të tjera se së shpejti, ftesat për në Gjykatën Speciale do t’i marrin edhe shumë përfaqësues të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Agim Çeku dhe shumë të tjerë.