Hapësire reklamuese

Rajoni

Gjykata Speciale cakton datën, ja kur do të jepet aktgjykimi për ish-eprorin e UÇK

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata Speciale cakton datën, ja kur do të jepet aktgjykimi për

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se 16 dhjetori 2022 është caktuar si datë për shpalljen e aktgjykimit lidhur me rastin e Salih Mustafës, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit.

“Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, më 16 dhjetor 2022 në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Prokurori i Specializuar e akuzon Salih Mustafën për përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në rajonin Gollak të Kosovës.

Sipas aktakuzës “afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash”.

KATËR AKUZA PËR KRIME LUFTE

  • Ndalim arbitrar (Pika 1)
  • Trajtim mizor (Pika 2)
  • Torturë (Pika 3)
  • Vrasje e paligjshme (Pika 4)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese