Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata shtyn sërish gjyqin për Saimir Tahirin, shkak mos-reagimi i ish-ministrit (Ja kur zhvillohet seanca e rradhës)

Shkruar nga Newsbomb
Saimir Tahiri

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën për ish-ministrin e brendshëm për Saimir Tahiri.

Shtyrja e seancës është bërë për shkak të mos-njoftimit në mënyrën e duhur ish- ministrin e brendshëm.

Për shkak të pandemisë njoftimi për seancën atij i është bërë nëpërmjet rrugës elektronike. Por Gjykata s’ka marrë një reagim nga Tahiri nëse i kishte shkuar ose jo njoftimi për seancën e sotme.

Ky ka qenë arsyetimi i Gjykatës për shtyrjen e seancës së ditës së sotme. Bëhet me dije se seanca e rradhës është vendosur të zhvillohet më 11 qershor.

Kujtojmë që gjyqi për Tahirin është shtyrë edhe më herët për shkak të situatës me COVID 19.

Më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme të Apelit. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese