Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjykata rrëzon Qeverinë: Kopshti Botanik NUK do t’i kalojë në pronësi Bashkisë, është i Universitetit të Tiranës dhe FSHN-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës rrëzon VKM nr.510 të vitit 2019 të Qeverisë Shqiptare, e cila ia kaloi Kopshtin Botanik në pronësi Bashkisë së kryeqytetit. Vetenimi atëherë u kundërshtua nga përfaqësuesit e Universitetit dhe ambientalistët.

Sot, në seancën e radhës gjyqsore, togat e zeza të Tiranës kanë rrëzuar Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe janë shprehur se Kopshti Botanik dhe zona brenda hapësirës së tij është pronë e Universitetit të Tiranës dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Në vitin 2019, FSHN u shpreh kundër vendimit për kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë, duke theksuar se ky vendim jo vetëm që cënon rënde autonominë dhe lirinë akademike, duke renë ndesh edhe me ligjin për Arsimin e Lartë, por pamundëson edhe funksionin e këtij institucioni që është një punë 60 vjeçare ndër breza.

Sipas vendimit të vjetër të Qeverisë, Kopshti Botanik i cili ekzistonte si një pronë shtetërore nën administrimin e Universitetit të Tiranës, do shndërrohej në një pronë lokale, ku Bashkia kishte të drejtë ta përdorte atë për funksionet e veta.

Me praniminë padisë, tashmë Kopshti Botanik i mbetet në pronësi Universitetit të Tiranë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img