Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjykata rrëzon kompaninë turke dhe i jep të drejtë Ministrisë së Mjedisit: Nuk do të ndërtohet HEC në Vjosë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Administrative ka mbështetur kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe shoqërive civile apo dhe shoqatave të angazhuara për mbrojtjen e mjedisit, lidhur me ndërtimin e digave mbi lumin Vjosë.

Gjithashtu edhe për ta shpallur atë Park Kombëtar në mënyrë që të mos bëhen ndërhyrje të mëvonshme. Sot Gjykata Administrative e Tiranës me gjyqtare Aferdita Maho ka rrëzuar një padi nga kompania turke AYEN-ALB SH.A kundër Ministrisë së Mjedisit. Në atë padi kërkohej shfuqizimi i deklaratës mjedisore negative që rrëzon në tërësi koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Ministria e Mjedisit nuk pati miratuar një projekt të kompanisë turke, duke e konsideruar atë me vlerësim mjedisor negativ. Në raport thuhej se gjendja natyrore dhe vlerat e biodiversitetit të lumit Vjosa, janë ndër më të lartat në Ballkan, ku gjenden qindra gjallesa të reja, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën.

Rama më herët e ka premtuar se Parku i Vjosës do të shpallet Park Kombëtar, pasi dhe shumë ambientalistë apo qytetarë të zakonshëm kanë bërë shumë në mbrojtje të këtij lumi, i cili është i vetmi i ngelur i ‘virgjër’ në Evropë. Një ndër më të njohurit në botë, aktori i madh Leonardo di Caprio e ka mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img