Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Gjykata rrëzon Arben Ahmetajn: Kontrollet e banesave janë të ligjshme

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme ka refuzuar ankimimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj për kontrollet e ushtruara, në banesën e bashkëjetueses së tij dhe atë të ish-gruas.

Ai ankimoi vendimin e kontrollit, ku kërkoi që të shpallet antikushtetues dhe i paligjshëm, por kjo ankesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dhimitër Lara, i cili shqyrtoi ankimimin.

Pak ditë më parë ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme kontrollin e kryer në shtëpitë e ish-gruas dhe bashkëjetueses së tij. Ai pretendon se nuk është marrë leje nga Kuvendi për këto kontrolle, pasi ai është deputet dhe ka imunitet.

Avokatët mbrojtës të ish-ministrit kundërshtuan kontrollin e ushtruar më 9 mars nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me pretendimin se SPAK ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke mos marrë një autorizim nga Kuvendi për kontrollin e banesës ku Ahmetaj bashkëjeton me shtetasen Erjola Hoxha.

Më shumë