Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Gjykata pushon dosjen për pengmarrjen e biznesmenit Koço Dado, 22 vite hetim nuk nxorrën asgjë “në dritë”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8629e4ef3adc8ff1381b21ba420e6a0d

Rrëmbimi i biznesmenit të njohur Koço Dado në 8 qershor 1998, e gjithashtu një nga historitë më të bujshme kriminale ndër vite, e gjithashtu një dosje e hetuar , e pezulluar dhe e rihetuar mes institucioneve të ndryshme, mes institucioneve të ndryshme, tanimë është një histori dhe dosje e mbyllur përfundimisht.

Ky është vendimi i gjykatës së Tiranës që deklaron pushimin e hetimeve me kerkesë të prokurorise së Tiranës, pasi ishte ish prokuroria e krimeve të rënda që ja delegoi hetimin e rrëmbimit të Koço Dados.

Prokuroria vlerëson se kanë kaluar më tepër se 20 vite dhe ky qëndrim i prokurorisë mbështetet dhe nga gjykata e thotë gjithashtu se për shkak të kohës së konsiderueshme që ka kaluar dhe mungesës së provave, çështja është parashkruar

Grupet kriminale më të njohura të asaj kohe, protagonistët ë krimit në vend  rezultojnë të skeduar,  përgjuar dhe vëzhguar. Madje edhe kriminelë të njohur edhe në ditët e sotme. Biznesmenë të njohur dhe jo, dëshmitarë dhe të afërt që janë pyetur dhjetra herë

Por në përfundim drejtësia u dorëzua dhe nuk mundi të zbardhë rrëmbimin e Koço Dados dhe as autorësinë e atyre që hodhën eksploziv  në banesën e tij gati katër muaj pasi 45 vjeçari  ishte marrë peng

Një serial veprimesh hetimore  të urdhëruara në kohë të ndryshme nga prokurorë të përgjithshëm dhe shefa kundër krimit të organizuar rezultuan të pafrytshme dhe në përfundim gjykata e shkallës së parë shpalli pushimin e dosjes që i kishte kaluar  për kompetencë nga ish-krimet e rënda. As ekspertiza ndaj këtyre letrave që Top Channel i disponon , që u përgatiten  nga rrëmbyesit për të   udhëzuar familjen e tij se ku duhet t’i dorëzonin paratë. As tre kasetat ku ishte filmuar pengu nuk shërbyen për asgjë.

Koço Dado u rrëmbye mbrëmjen e tetë qershorit në afërsi  të ish ambasadës  në rrugën Qemal Stafa, pasi kishte përfunduar mbledhjen e shoqatës së biznesmenëve shqiptare. Katër rrëmbyes u afruan me një  mjet  tip ford , njëri prej tyre  i vendosi pistoletën personit që gjendej nën shoqërinë e Dados, duke i thënë ndal policia.

Siç pohojnë dëshmitaret, fjala e fundit që mundi të thotë Koço Dado përpara se të merrej forcërisht ishte pyetja ‘Çkeni me mua?’. Ndërsa më pas pas njëri prej tyre i vendosi një kapuç në kokë dhe dy të tjerë e goditën derisa e futën në automjet ./Top Channel

Më shumë

spot_img
spot_img